Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në vend. Kjo sipas tyre do të jetë si rrjedhojë e reshjeve të shiut. Por eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Sipas tij nuk na pret një gjendje alarmante siç është paralajmëruar nga IMHK’ja.
Tahyrsylaj ka thënë për Gazetën Express se vendi do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës së dobët të shtypjes atmosferike dhe si rrjedhojë moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu me intervale të shkurta kohore, vetëtima e bubullima.
Ai ka theksuar se temperaturat minimale do të luhaten nga 5 deri në 7 gradë celsius, ndërsa ato maksimale deri në 17 gradë celsius.
“Të enjten ngritën temperaturat, ndërpriten reshjet pasdite, minimale 10 maksimale 22 gradë celsius. Këto reshje janë si rezultat i masave ajrore që vijnë nga pjesa verilindore e rajonit, janë masa relativisht të ftohta për këtë sezonë, por kjo nuk është ndonjë gjendje alarmate”, ka thënë Tahirsylaj.
Ai ka theksuar se shkalla e kondensimit është në kontditat normale për muajin në të cilin ndodhemi.
Ndërkaq për vërshimet e paralajmërua Tahirsylaj thotë se nuk ka vend për shqetësim, pasi sipas tij reshjet e shiut janë sporadike.
“Vendet ku mund të dëmtohen janë lumenjtë të cilët mund të dalin nga shtrati, mund të ketë vërshime të dobëta por jo me shkallë të lartë të rrezikshmërisë. Lumenjtë e Kosovës janë të pambrojtur, janë te degraduar me mbetjet e ngurta që nga paslufta e deri më tash, nxjerrja e zhavorrit e shumë procese të tjera të cilat faktori njeri i ka shkaktuar. Prandaj nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim të qytetarëve”, ka thënë Tahirsylaj.
Ndërkaq sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vërshime në vend do të ketë ditën e martë.
“Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës. Parashikohet që reshjet të fillojnë 72 orë pas shpalljes se njoftimit, me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rëshqitje të dhuet në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perendimore dhe jugore e vendit”, thuhet në njoftimin e IMHK’së.