Fjalë Kyçe

Kurti e Mustafa rikthehen në takim

Kurti e Mustafa rikthehen në takim

Pas një pauze të shkurtër janë rikthyer në takim kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Takimi mes liderëve të partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit është duke u bërë në përpjekje për të formuar qeverinë e re.

KosovaPress mëson se stopimi i takimit ka ardhur për shkak të kërkesës së LDK-së për përzgjedhjen e ministrive në mënyrë bllok. Kështu duke e shkelur principin ku secila palë e zgjedhë njërën ministri, pastaj tjetra.

LDK po pretendon të marrë ministritë me të rëndësishme të kabinetit qeveritar. Edhe në deklarimin paraprak të liderit të VV-së, Albin Kurti nuk u konfirmua se arritja e marrëveshjes mund të përfundojë sot.