Policia e Kosovës në vendkalimin kufitarë në Merdare ka arrestuar të dyshuarin e dytë për veprat ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pronës’, , shtetasin kosovare, Mehmet Kollqaku i lindur në vitin 1987, i cili ishte i shpallur në kërkim të policisë për veprat e cituara më lartë.
“I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është arrestuar me datë 18.11.2019, më datën 16.11.2019 rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.
I pandehuri Ardian Qelaj, bashkë me të pandehurin Mehmet Kollqaku i cili ndodhej në arrati u kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarve Leotrim Murtezaj, njëherit drejtor i inspeksionit në Komunën e Pejës, si dhe dy zyrtarëve të kësaj drejtorie, Mentor Beqirit dhe Dardan Bërlajollit, raporton Indeksonline.
Ndryshe për arrestimin e Kollqakut, të gjitha veprimet janë koordinuar me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.