Fjalë Kyçe

Kosnett: Kurti nuk mund të qeverisë pa Listën Serbe

Kosnett: Kurti nuk mund të qeverisë pa Listën Serbe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka deklaruar se kandidati për kryeministër, Albin Kurti në Qeverinë e tij duhet të përfshin edhe Listën Serbe.

Kosnett ka thënë se Albin Kurti është i vetëdijshëm se përgjegjësia e tij tani dallon si kryeministër, nga roli që dikur e kishte si lider i opozitës.

Ai ka deklaruar se Kurti e kupton shumë mirë Kushtetutën e Kosovës, sipas Kosnett, Kurti nuk do ta ketë të mundur të qeverisë pa e dëgjuar zërin e anëtarëve të komunitetit serb, andaj Lista Serbe është zë i rëndësishëm i këtij komuniteti në Kosovë.

“Mendoj se zotëri Kurti është i vetëdijshëm se përgjegjësia e tij si kryeministër dallon nga roli i një lideri të opozitës, dhe z. Kurti e kupton Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se ai është realist dhe e di se nuk do ta ketë të mundur të qeverisë pa e dëgjuar zërin e anëtarëve të komunitetit serb. Fakti është se Lista Serbe përfaqëson – jo çdo individ – jo çdo serb është tifoz i Listës Serbe – por, është zë i rëndësishëm. Nuk mendoj se është reale të flitet për qeverisjen e vendit pa i respektuar parimet kushtetuese rreth rolit të pakicave dhe pa e pranuar realitetin politik të Listës Serbe”, tha Kosnett për Koha Ditore

Kosnett po ashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara jo vetëm për t’i kthyer Qeverinë e Serbisë dhe atë të Kosovës në tavolinën e negociatave, por edhe për t’i siguruar kushtet për përmbyllje të suksesshme të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.