Fjalë Kyçe

Thellohet hendeku mes dy partive, Konjufca bën fajtore LDK-në për dështimin e negociatave për qeverinë e re

Thellohet hendeku mes dy partive, Konjufca bën fajtore LDK-në për dështimin e negociatave për qeverinë e re

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndodhi, sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen për qeverinë, kuvendin dhe pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca, në emisionin Pressing të T7.

Tutje, Konjufca tha se VV-ja nuk e priste këtë kushtëzim. “Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca.