Fjalë Kyçe

Zhduket një vajzë e mitur nga Prishtina

Zhduket një vajzë e mitur nga Prishtina

Policia njofton se të hënën(pardje) një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Agim Ramadani”.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.