Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Limaj ka shkruar se Samiti i Berlinit ka qenë një mundësi e mirë për t’i paraqitur qëndrimet tona dhe ishte konstatim i përbashkët që duhet të vazhdohet dialogu mes dy vendeve për të ardhur te një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse finale, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë Limajt:
Si gjithnjë, ishte kënaqësi ta prisja në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend.
Samiti i Berlinit ka qenë një mundësi e mirë për t’i paraqitur qëndrimet tona dhe ishte konstatim i përbashkët që duhet të vazhdohet dialogu mes dy vendeve për të ardhur te një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse finale.
Ambasadorin Heldt e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat./Gazeta Alo./