Fjalë Kyçe

Numri i aborteve në QKUK është në rritje

Numri i aborteve në QKUK është në rritje

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aborteve në këtë vit është në rritje, gjatë këtij viti ka pasur 54 aborte më shumë se në vitin 2018.

Në periudhën janar-tetor, të vitit 2019 ka pasur 54 aborte më shumë se në vitin 2018, bëri të ditur për Indeksonline Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.

“Nga janari deri në fund të muajit tetor 2019, janë kryer 165 aborte. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë kryer 111. Mosha mesatare e pacientëve që i nënshtrohen abortit janë 25 deri 28 vjet”.

Drejtori i KOGJ tregon edhe mënyrën se si kryhet një abort në këtë klinikë, ku pacientja duhet t’i nënshtrohet disa procedurave.

“Pacientja lajmërohet në KOGJ me analiza të domosdoshme për abort (hemogrami, koha e gjakderdhjes dhe kuagulimi fibrinogjeni dhe grupi e gjakut me rh. faktorin). Duhet të kalojë 48 orë nga vizita e parë që pacientja e ka kuptuar që është shtatzënë”.

Doktor Ismaili tha se janë rastet e rralla kur një paciente është nën moshës 18 vjeçare, në të kundërtën sipas tij ajo duhet të jetë e shoqëruar nga prindërit ose punëtorin social.

“Para intervenimit e nënshkruajnë një dokument që janë të vetëdijshme për intervenimin. Intervenimin e kryejmë me dëshirë pa ndonjë presion si dhe për komplikimet e mundshme gjatë dhe pas intervenimit. Krejt këto kryhen derisa shtatzënia është nen 10 javëshe. Pas javës së 10’të të gjitha pacientet i nënshtrohen komisionit të shkallës së dytë që përbëhet nga 3 gjinekolog, punëtori social, psikologu dhe psikiatri. Aborti kryhet vetëm kur ka indikacion absolut nga nëna dhe fëmiu, qoftë anomali te frytit inkopatibile me jetën, qoftë gjendja e nënës, e cila nuk lejon vazhdimin e shtatzënisë. Në asnjë mënyrë nuk kryhet abort me vetdëshirë pas javës së 10’ të shtatzanisë”.