Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë është shprehur i bindur që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të kryhet para fundit të këtij viti.
Ai ka thënë se për këtë ka marrë mbështetje nga ministri i brendshëm gjerman në një takim në Samitin e Berlinit.
Këto komente, Haradinaj i bëri në komunën e Vitisë ku edhe është takuar me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
“Ministri i Brendshëm gjerman në takimin me ta më ka thënë se jam për liberalizim të vizave dhe ata për menjëherë. Unë e di që para fundit të vitit po e kryejmë edhe këtë punë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.
Ai ka komentuar edhe inkuadrimin e Gjermanisë dhe të Francës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, ky është një lajm i mirë për vendin.
“Kjo e fundit që iu ka marrë dialogu Mogherinit është tepër lajmi mirë për ne”.
Ndërsa sa i përket largimit të qytetarëve nga Kosova, Haradinaj ndonëse e ka cilësuar si problem ka thënë se “nuk kem çka bëjmë”./Gazeta Alo/