Persona të panjohur kanë thyer dje zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në Prishtinë.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur edhe gjësendet e vjedhura në AGK.
“Rreth orës 09:00,kemi pranuar informatën për një rast vjedhje, në rrugën Perandori Justinian, ne Prishtine saktësisht ne zyrat e Asociacionit te Gazetareve te Kosovës. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore te cilat po merren me rastin. Bazuar ne te dhënat fillestare dyshohet se persona te dyshuar gjate natës kane hyre me force brenda zyrës ne fjale nga ku kane arrite te marrin disa paisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka thënë Ahmeti.