Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka dënuar deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku mohon Masakrën e Reçakut.
Në një përgjigje për BIRN, BE thotë se mohimi është në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe projektit të integrimit.
“Një gjë është e qartë, nuk ka vend për mohim ose relativizim të ngjarjeve që ndodhën në Reçak të Kosovës, në janar të vitit 1999. Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian dhe të kundërta me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në reagim.
BE ka theksuar se rajonit i duhet pajtim, stabilitet dhe normalizim i marrëdhënieve.
Të mërkurën, Ivan Todosijeviq, ish ministër i Administrimit Lokal të Pushtetit të Kosovës u dënua me dy vjet burgim nga Gjykata e Prishtinës.
Ai është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, kur forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.
Një deklaratë të njëjtë të enjten e ka dhënë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke i dalë në mbrojtje Todosijeviqit.