Fjalë Kyçe

Thaçi: Konferenca në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e BE -së në raport me Kosovën

Thaçi: Konferenca në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e BE -së në raport me Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot është duke marrur pjesë në Konferencën për dialoget ballkanike. Ai në këtë konferencë ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me çështje e njëanshmërisë së BE-së për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Thaçi në një status në facebook ka theksuar se Konferenca e sotme në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën.

Ky është statusi i tij i plotë:

Konferenca e sotme në Berlin ishte një mundësi e mirë për t’i theksuar sërish padrejtësitë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën dhe rajonin tonë. Republika e Kosovës e meriton liberalizimin dhe Bashkimi Evropian duhet ta marrë vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë sa më shpejt që është e mundur. Edhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt. Bllokimi i qytetarëve tanë dhe bllokimi i këtyre negociatave ishin mesazhe shumë të këqija për tërë Ballkanin Perëndimor.

Për më tepër, ishte mundësi e mirë për të dhënë mesazhin se Bashkimi Evropian duhet të tregojë vizion në qasjen ndaj rajonit. Me politikë të drejtë dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian, i gjithë rajoni ynë së bashku mund të ecë përpara.