Është varrosur në varrezat e Mitrovicës, mësuesja 24-vjeçare Lindita Preteni, shkruan Insajderi.
Në fotografitë e siguruara nga Insajderi, shihen shumë njerëz të cilët kanë shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit mësueses e cila vdiq sot.
Ajo vdiq në gjumë ndërsa deri më tani kanë ardhur shumë ngushëllime për vdekjen e papritur të saj.
Lindita ishte me profesion mësuese e Shkollës Fillore “Fazli Grajqevci”.