Protestuesit e opozitës janë zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Protestuesit kanë thyer disa xhama të ndërtesës së policisë së kryeqytetit shqiptar, shkruan Top Channel.
Ky është destinacioni përfundimtar i marshimit të sotëm të protestuesve opozitarë.
Tani protestuesit e opozitës po marshojnë drejt selisë së Partisë Demokratike.
Aty pritet të mbahet një fjalë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.