Të jesh çdo herë në fokus të publikut dhe të mediave natyrisht që të merr kohë dhe energji.
Por, për rep artisten e njohur Taynën këto nuk paraqesin më problem. Ajo ka kohë që tanimë e di çfarë do e pret publiku prej saj dhe çdo here sjellë më të mirën nga vetja, shkruan Kosovarja.
Sa i përket muzikës, Tayna ka arritur të korrë sukeses të panumërta, aq sa u krahasua dhe u titullua si Nicki Minaj i Kosovës.
Bukuroshja prizrenase ndanë shpesh imazhe e video të ndryshme me të cilat rrëmben në vazhdimësi vëmendje.
Ajo madje nuk përton ti provojë as trendet e fundit të filterave të rrjeteve sociale.
E së fundi, në saje të një efekti ajo e ka transformuar veten në një plakë të hijshme.
Bile ia dha vetes një kompliment se ‘goxha njëfarë gjyshe’.