Dje është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së PDK-së në Prishtinë, ku janë zgjedhur anëtarët e Këshillit Drejtues të kësaj dege.
Nga votimi i delegatëve, më e votuara për anëtare të Këshillit Drejtues të PDK-së ka dal të jetë Shkurta Dajaku nga Skenderaj.
Ajo është zgjedhur anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së Prishtinë për Mëhallën e Muhaxherëve si dhe delegate për konventën Qendrore të PDK-së.
Dajaku ka marrë 90 vota të delegatëve.
Dajaku është magjistre e juridikut, e po ashtu është zyrtare ligjore në Qendrën e Studentëve në kuadër të MASHT-it