Fjalë Kyçe

Dëmtohet një gyp – Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku pa ujë

Dëmtohet një gyp – Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku pa ujë

Përmes një njoftimi për media, K.R.U Prishtina njofton se para pak çastesh është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit.

Sipas njoftimit, gypi është nga materiali Polietilen me diametër fi 225 mm dhe ndodhet në fshatin Hajvali, por kësaj radhe nga operatorë të KEDS-it, shkruan lajmi.

“Raste të tilla të palëve të tjera, operatorë apo kontraktorë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit ndaj infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Pa ujë të pijshëm deri në orën 01:00 në mesnatë do të mbesin, Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku në tërësi me të gjitha rrugët e lagjes”, thuhet në njoftimin për media të K.R.U. “Prishtina”.

“Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren duke e bërë sërish të pamundurën në rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave të mëdha të lartcekura”, thuhet më tej.