Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në darkën e iftarit e cila ishte shtruar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Me këtë rast ajo është takuar me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
Çitaku presidentit amerikan i ka folur për Kosovën, për kulturën e sfidat me të cilat përballet.
Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook.
“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.
Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.
Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.
Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj”, ka shkruar Çitaku./Gazeta Alo/