Dafina Zeqiri ka zbuluar se kur do ta publikojë këngën e re.
Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, me të cilën bëri të ditur se sot lansohet kënga e saj e re, shkruan lajmi.net.
“VVV”, titullohet projekti i ri i Dafinës, i cili vjen i shoqëruar edhe me videoklip.
Për ndryshe, këngëtarja së fundi ka shijuar pushimet në Maldive, ndërsa ndjekësit i ka ‘shpërblyer’ vazhdimisht me fotografi nga vendi ku pushoi.