Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në takimin e Brdo-Brijonit që u mbajtë në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ia ka kërkuar heqjen e taksës “për ta ndarë Kosovën”.
“Mogherini e tha në Tiranë hekne taksën se au ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth e si ta hiqni ju taksën unë e thirri takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kem lexua këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.
Kryeministri shtoi se Mogherini e ka përfunduar mandatin e saj.
“Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje edhe të Rusisë në procesin e dialogut.
“Ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtu Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë”, tha Haradinaj./Gazeta Alo/