Një veturë është vjedhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë, e cila më vonë është gjetur dhe i është kthyer pronarit.
Përmes, raporti 24 orësh është bërë e ditur se pronari i veturës ka njoftuar policinë se vetura i është vjedhur nga parkingu, shkruan Gazeta Alo.
Pas hetimeve të zhvilluara Policia ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, i njëjti është arrestuar.
Tek i dyshuari janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar.
Sipas policisë, pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera./Gazeta Alo/