Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Sllatinë, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Sllatinë të Fushë Kosovës, në mes të një veture dhe një lokomotive.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës.