Fjalë Kyçe

Veseli tregon arsyet se përse duhet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit

Veseli tregon arsyet se përse duhet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit tek ish-Tjegullorja në Prishtinë.

Veseli, ka treguar pesë arsyet se përse duhet të ndërtohet ky muze, shkruan Gazeta Alo.

“Muzeu nuk do të jetë thjesht një ekspozitë por edhe një institucion shumëdimensional që do të mbështetet në pesë fusha veprimtarie: 1. Një është përkujtimi i viktimave të krimeve të bëra. 2. Së dyti do të shërbejë si qendër dokumentimi dhe arkivimi të evidencave dhe fakteve të luftës, se treti do të shërbejë si qendër ndërkombëtare hulumtimi për studiuesit e fushës, së katërti do të ketë rol edukativ për brezat e ardhshëm të memories kolektive së pesti do të ketë një rol proaktiv në gjetjen dhe përgatitjen e akuzave për kriminelët e luftës. Do të huazojmë nga përvojat më të mira ndërkombëtare të muzeve të gjenocidit sikurse janë Yad Vashem apo Simon Wiesenthal Center”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk ka forcë që mund ta ndalojë krijimin e tribunalit për krimet e kryera mbi qytetarët e Kosovës.

“Serbia duhet të paguaj dhe kriminelët duhet të paguajnë për gjenocidin”, ka deklaruar ai./Gazeta Alo/