Policia në Pejë ka arrestuar dy persona nga Peja, të cilët dyshohet se ia morën një personit tjetër veturën, dhe më pas i kërkuan para, saktësisht 16.000 euro, për t’ia kthyer.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se dy të dyshuarit pasi ia morën veturën, i kërkuan viktimës para për t’ia kthyer atë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit që e kishin në posedim veturën e viktimës mashkull të cilit i kishin kërkuar viktimës rreth 16.000 euro për t’ia kthyer veturën”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.