Fjalë Kyçe

Kadaj-Bujupi-deputetëve: Mos i shkruani gjithmonë fjalimet në shtëpi

Kadaj-Bujupi-deputetëve: Mos i shkruani gjithmonë fjalimet në shtëpi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku po debatohet për gjendjen në Telekom ka pasur kritika për kolegët e saj.

Derisa, ka diskutuar për rezolutat e shumta që po nxirren nga Kuvendi, ajo ka rekomanduar kolegët e saj që mos t’i shkruajnë gjithmonë fjalimet në shtëpi, por që këtë ta bëjnë edhe aty për aty, shkruan Gazeta Alo.

Kurse, duke folur për punësimet në Telekom, ka deklaruar se të gjithë deputetët kanë familjarë të punësuar aty, duke shtuar se i ka edhe emrat e të gjithëve.

“Së pari është mirë fjalimet mos me i shkru gjithë në shtëpi po debatin me ballafaqu mes vete. Ky Kuvend i ka nxjerrë 150 rezoluta edhe në të kaluarën, sa herë kemi nxjerr ndonjë rezolutë, na kanë thënë se rezolutat nuk janë obligative. Kjo është hera a parë që një kryeministër vjen dhe sqaron pikat e dala nga rezoluta”, ka thënë ajo./Gazeta Alo/