Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se janë deportuar dy shtetas të Kosovës, luftëtarë të huaj terroristë.
Në deklaratën nga ministria thuhet se po vazhdojnë deportimet e luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre, ndërkohë në këtë drejtim janë deportuar dy shtetas kosovarë por për ta s’ka treguar se në çfarë organizate kanë qenë, transmeton Koha.net raportimin e AA.
Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristët e huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Që nga 11 nëntori, Turqia ka deportuar më shumë se 80 terroristë të huaj, kjo pasi ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu tha se terroristët e kapur të DAESH apo ISIS do të ekstradohen.