Fjalë Kyçe

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë i kundërpërgjigjet Haradinajt për ftesën e Kosovës në tryezën e Mini-Schengenit

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë i kundërpërgjigjet Haradinajt për ftesën e Kosovës në tryezën e Mini-Schengenit

Kryeministria e Shqipërisë i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se Kosova nuk është ftuar në tryezën e Mini-Schengenit.

Gjatë një konference për media, Haradinaj tha se Kosova nuk ka marrë ftesë në takimin e paralajmëruar mes vendeve të Ballkanit për çështjen e Mini-Schengenit më 21 dhjetor në Durrës.

Kryeministria shqiptare i është përgjigjur kësaj deklarate të Haradinajt, ku thanë se për shkak të mosformimit të Qeverisë së re, ftesa i është dërguar Presidentit të Kosovës.

‘Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovë sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra e shtypit e Kryeministrit të Shqipërisë’, ka njoftuar kryeministria shqiptare.