Në këtë mbledhje do të bëhen përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës.“Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme që do të diskutohet në mbledhje.
Vlen të theksohet se përfaqësuesit e të gjitha partive politike janë duke marrë pjesë, përfshirë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, për datën 26 dhjetor.Partitë fituese të zgjedhjeve, VV dhe LDK ende nuk janë marrë vesh për formimin e qeverisë, pasi posti i presidentit është bërë problem.