Vazhdojnë ofendimet nga Serbia për çdo zyrtar kosovar që deklaron rreth çështjes së dialogut e mund të thotë diçka kundër.
Ishte Marko Djuric të martën që shau Behxhet Pacollin, të mërkurën nuk pritej më mirë nga Ministri në të zeza i Serbisë, Aleksandar Vulin.
I pasionuari pas uniformave të zeza Aleksandar Vulin, ministër i mbrojtjes në qeverinë serbe, ju përgjigj deklaratës së Edita Tahirit që dikur udhëheqtë kryesuese ekipin negociator të Kosovës me të shara.
“Tahiri s’ka fëmijë për vete për atë edhe aq lehtë i hedh në luftë. Edhe kur ishte në detyrë zyrtare nuk ishte mirë, e tani kur askush nuk e pyet për asgjë, është çmendur tërësisht. Plakë e rrakatur.”
Vulin kishte porosi edhe për ata që e kanë shtyrë të flasë gjoja se Edita Tahirin, e si zakonisht e përsëriti qëndrimin e tij thuajse nuk kishte ndodhur asgjë deri tani që ai të bindet për të kundërtën.
“E për të gjithë ata që e keqpërdorin plakën e rrakatur të flasë atë që nuk e thonë vet me zë, e do të donin që të ndodhte, po e përsëris, s’ka Kosovë të pavarur dhe pikë” porositi Vulin në një deklaratë me shkrim.