Në komunën e Gjakovës që udhëhiqet nga AAK dhe kryetari i saj Ardian Gjini, qytetarët po raportojnë se përkundër taksës 100% ndaj Serbisë, shumë kamionë nga ky shtet po vijnë në drejtim të vendit.
Qytetarët kanë dërguar foto në redaksinë e Metros duke thënë se pavarësisht taksës 100%, në Gjakovë nuk po mungojnë produktet serbe, madje kamionët nga Serbia po bllokojnë komunikacionin duke parkuar në rrugë.
Kujtojmë se Qeveria në largim kishte deklaruar se tanimë edhe produktet serbe janë vështirë për t’u hasur në treg, mirëpo kjo si duket nuk rezulton pasi nëpër marketet kosovare ato produkte po gjenden sikurse herëve tjera.
Kujtojmë se Ardian Gjini kishte thënë se taksa 100% për produktet serbe është simbolikë se Kosova është shtet që merr vetë vendime.
