Fjalë Kyçe

Albin Kurti e Vjosa Osmani takohen përsëri

Albin Kurti e Vjosa Osmani takohen përsëri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani janë parë sërish së bashku pranë njëri-tjetrit.

Albin Kurti e Vjosa Osmani këtë herë nuk e kanë pasur një rastësi, por kanë marrë pjesë në  ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019

Kurti dhe Osmani u nderuan me çmime nga FIDES, ku dhe folën për ngjarjet që karakterizuan vitin 2019.

Kujtojmë se Vjosa Osmani u kritikua ashpër nga nënkryetari i partisë së saj, Agim Veliu, kur u pa në ambientet e Kuvendit me Albin Kurtin.

Veliu e kishte akuzuar Osmanin se takimet me Kurtin nuk janë të rastësishme, por janë një mesazh dhe presion nga Osmani që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje. Por, nuk kishe vonuar përgjigjja e Vjosa Osmanit ndaj Veliut, ku i kishte thënë se nuk të jap llogari se më takohet.