Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.
Rasti në fjalë e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datën 18.12.2019 rreth orës 21:30 kemi pranuar një informatë për një rast të Grabitjes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në një lokal”, tha Hoxha.
”Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, shton ai.