Fjalë Kyçe

Arrestohet Aleksandër Gjoka, policia jep detajet

Arrestohet Aleksandër Gjoka, policia jep detajet

Sipas policisë, këngëtari 60-vjeçar është arrestuar në rrugën “Sotir Caci” gjatë kontrollit nga një patrullë e policisë.

Aleksandër Gjoka ka rezultuar i dehur në timon në masën 0.66 mg/l.

Ndaj tij është ngritur akuza e Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.