Fjalë Kyçe

Tre të arrestuar për lëndim të lehtë trupor, policia në kërkim të personit të katërt

Tre të arrestuar për lëndim të lehtë trupor, policia në kërkim të personit të katërt

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë për shkak të pjesëmarrjes në një rrahje masive ku kanë mbetur dy të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:53 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, kur të dyshuarit P. A. (1986), Q. A.(1997) dhe J. A. (1996) kanë sulmuar dy persona duke i goditur me grushte dhe shufra.

Personat e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar nga hetuesit.

I dyshuari i katërt është i njohur për policinë dhe është në kërkim për ta arrestuar.