Fjalë Kyçe

Jennifer Lopez edhe veshjet e fitnesit i ka në frymën e Krishtlindjeve

Jennifer Lopez edhe veshjet e fitnesit i ka në frymën e Krishtlindjeve

Jennifer Lopez duket se edhe rrobat e ushtrimeve ka zgjedhur t’i ketë në frymën e festës së Krishtlindjeve.

Këngëtarja e “Dinero” dukej shumë festive derisa ka dalë nga fitnesi pasi kishte përfunduar ushtrimet – e veshur me një palë streçe ngjyrë të kuqe të ndezur që shkëlqenin dhe sutjena sportive të së njëjtës ngjyrë.

Ajo e kishte kompletuar pamjen e saj me syzet The Kooples’ Slick White High-Top Trainers ($325).
J.Lo, që kishte ekspozuar muskujt e barkut shumë të definuar, mbante në dorë termosin e madh të kafesë të personalizuar me shumë gurë që shkëlqejnë.

“Baby, është ngrohtë jashtë. Krishtlindjet në Miami”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë së postuar në Instagram.

Këngëtarja 50 vjeçare po shoqërohej nga i fejuari i saj Alex Rodriguez. Çifti më pas është parë teksa është larguar me një Porsche ngjyrë të kuqe që kombinohej shumë mirë me veshjet sportive të yllit të “The Hustlers”.