Taulant Dajaku, mesfushor i FC Drenicës ka dhënë një koment interesant për tifozët e Liverpoolit, teksa i ka krahasuar me votuesit e PDK-së për besimin e verbër në ekipin e tyre të zemrës.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ai lavdëroi punën e Pep Guardiolës dhe ndryshimin e filozofisë së ekipit të Manchester Cityt, me ç’rast edhe ka sjellur frytet e veta.
“Manchester City është ekipi i vetëm në Angli që nuk luan sikur anglezët. Futbolli i tij është thjesht fantastik. Dominon çdo kundërshtarë, sikurse me posedim, sikurse me raste të krijuara dhe gjithçka tjetër”, tha Dajaku.
Ndër komentet e shumta të panelistëve dhe krahasimin e tij me Pep Guardiolën, mesfushori kosovar u shpreh:
“Tifozët e Liverpoolit janë sikurse votuesit e PDK-së”.
Ndryshe Dajaku deklaroi se është tifoz i Juventusit.