Fjalë Kyçe

Mësohet se kur do të përfundojë zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinës

Mësohet se kur do të përfundojë zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinës

Në mesin e muajit mars të vitit 2020, pritet të përfundojë zgjerimi i rrugës nacionale N2, përkatësisht segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 ‘Ibrahim Rugova’.

Me 10 korrik të këtij viti, kanë filluar punimet për zgjerimin në hyrje të Prishtinës, bashkë me urën që lidh autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

E punimet për zgjerimin e kësaj rruge ende nuk kanë përfunduar dhe janë duke shkaktuar kolona të gjata në këtë pjesë, sidomos te rrethi në hyrje të autostradës.

Ministria e Infrastrukturë dhe Transportit në një përgjigje për Metron ka thënë se punimet pritet të përfundojnë 155 ditë nga data kur kanë filluar punimet.

“Punimet kanë filluar me 10 korrik 2019 dhe me kontratë parashihen 155 ditë pune, me mundësi plus 30 ditë shtesë që përcaktohen nga operatori në bazë të kushteve atmosferike dhe mundësisë së punëve shtesë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Kompania kontraktuese është ‘Eskavatori Company Sh.P.K’ nga Ferizaj dhe vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 2.5 milionë euro.

Kujtojmë së më 18 prill 2017 kishte nisur zgjerimi i rrugës Prishtinë – Veternik dhe ende nuk është përfunduar për shkak të reshjeve të shiut të cilat kishin dëmtuar murin mbrojtës.