Tahir Lushtaku nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Drenicës.
Para pak çastesh, Drenica ka bërë me dije se Lushtaku nuk do ta drejtojë më skuadrën në stinorin pranveror.
Njoftimi i plotë nga Drenica:
“Tahir Lushtaku, jep dorëheqje!Skenderaj – 27 Dhjetor 2019Para pak qastesh klubi është njoftuar për dorëheqjen e kryetrajnerit të deritanishëm Tahir Lushtakut, në letrën dërguar klubit nga Lushtaku, shkruhet:“Qe nga sonte me nuk jam kryetrajner i KF Drenicës, pasi ofroj doreheqje të parevokueshme nga klubi.
Aryset e largimit tim nuk kanë të bejne me kryesinë e zgjedhur sonte, e aq me pak me kryetaren e klubit, z. Mihane Kodra – Bekteshi, te ciles i kerkoj falje dhe me vjen keq qe nuk do të jemi bashk ne stinorin pranveror.Falenderoj kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, për ndihmën dhe gatishmerinë për kontribut për klubin, si dhe ifalenderoj kryesitë e viteve paraprake , njekohesisht e falenderoj ish-kryetarin, Ragip Veseli, dhe disa donatorë ata që kontribuan për klubin, i falënderoj stafin tim, futbollistët dhe gjithë bashkëpuntorët që kanë qenë në klub. Dhe një kohësisht falenderim i veçantë për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ si dhe nengrupin (L2Boys).
Gjithashtu falenderim per qytetaret e Skenderajt, për perkrahjen morale ndaj meje gjatë kësaj periudhe.I uroj klubit, suksese dhe të gjitha të mirat në stinorin pranveror.Shpresoj që Drenica të jetë kjo që ishte e edhe me e suksesshme dhe të mbetet pjesë e elites, që për mua kjo është më e rendesishmja”, përfundoi Lushtaku.Me Respekt,Tahir Lushtaku