Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se mëngjesin e së shtunës, një person ka prerë me thikë rrotën e veturës së Komunës të cilën e përdor për dalje në terren.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se kërcënimet e tilla janë të kota, kushdo qofshin ata persona.
I pari i kryeqytetit ka publikuar edhe videon e ngjarjes.
Kujtojmë se më 24 dhjetor të këtij viti, Shpend Ahmeti është kërcënuar nëpërmjet një mesazhi telefonik nga një person me inicialet Sh.N.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimj.
Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.
Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet.
Kot e keni, kushdo që jeni!