Trafiku urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të atmosferës festive dhe programit “Prite N’shesh” të organizuar nga Komuna e Prishtinës, autobusët e Trafikut Urban të linjave qe përshkojnë qendrën, do të operojnë me orar të zgjatur.
Në mbrëmjen e dt.31 dhjetor, autobusët e linjave 1, 3, 4 dhe 7C, pas përfundimit të orarit të rregullt do të vazhdojnë deri në mëngjesin e dt. 1 janar – deri në ora 03:00.
“Të gjitha informatat janë përfshirë në tabelën e publikuar në vijim(kliko mbi foto të orarit qe te duket në tërësi) dhe gjithashtu në dispozicion janë koordinatorët e qarkullimit të cilët ofrojnë informata të drejtpërdrejta në çdo kohë përmes telefonave: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, thuhet në njoftim.