Fjalë Kyçe

Publikohet video e rrallë: Ibrahim Rugova e Adem Demaçi duke festuar vitin e ri 1997

Publikohet video e rrallë: Ibrahim Rugova e Adem Demaçi duke festuar vitin e ri 1997

Bashkëpunëtori i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka postuar një video inçizim në profilin e tij zyrtar për pritjen e vitit të ri 1997 të organizuar nga Presidenti Rugova ku shihen personalitete të shumta të skenës politike të viteve 90-ta.

Në video inçizim shihen Presidenti Rugova dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi duke ngritur dolli me rastin e vitit të ri 1997 së bashku me personalitet te jetës politike.

Merovci ka shkruar që me 31 dhjetor 1996, Presidenti Rugova me rastin e festave të fundvitit kishte organizuar pritje për institucionet e Kosovës.

“Kujtesë institucionale!Pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996 për institucionet e Kosovës! Sot, 23 vjet më parë, Institucionet e Kosovës si: Partitë politike, Institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë, etj, ishin të ftuara në pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996”, ka shkruar Merovci.

Tutje Merovci ka listuar edhe mysafirët që ishin në këtë pritje të fundvitit.