Fjalë Kyçe

Thaçi mbledh ambasadorët e vendeve të Quint-it

Thaçi mbledh ambasadorët e vendeve të Quint-it

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka takuar ambasadorët e shteteve të Quint’it në Kosovë, si dhe përfaqësuesen e BE’së.

Gjatë pasditës së sotme, ambasadorët e shteteve të Quint’it janë parë duke hyrë në zyrën e presidentit Thaçi, mirëpo zyrtarët për media të këtij institucioni nuk kanë lejuar që të xhirohen.

Sot, Presidenti Thaçi ka mbajtur edhe konferencën e fundit për këtë vit, në të cilën dha deklarata të shumta në lidhje me iniciativën e mini-Shengenit Ballkanik, marrëveshjen e mundshme mes VVsë dhe LDK’së, madje edhe nëse do t’i përgjigjej ftesës së Gjykatës Speciale, nëse një e tillë i adresohet atij.

‘Nëse më vjen ftesa, natyrisht se do ti përgjigjem është jashtëzakonisht për t’u lavdëruar bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me dhomat e specializuara, me çka e vlerësoj me mirënjohjen më të lartë, sepse Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit’, ka thënë presidenti Thaçi për këtë të fundit.