Ajri i ndotur e ka përshkuar Prishtinën edhe natën e ndërrimit të motmoteve.
Ulja e temperaturave, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, e edhe përdorimi i mjeteve piroteknike kanë ndikuar në ngritjen e nivelit ndotës të ajrit në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
Aktualisht, sipas matësit të vendosur nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli i ndotjes së ajrit arrin deri në 159 PPm.
Kjo problematikë e ka përcjellë Kosovën në vitet e fundit, teksa shpesh herë , Prishtina kishte dalë si qyteti më i ndotur në botë.
