Fjalë Kyçe

Rrihen mes vete një femër dhe një mashkull në Prishtinë, bëhen për spital

Rrihen mes vete një femër dhe një mashkull në Prishtinë, bëhen për spital

Një femër dhe një mashkull janë arrestuar në Prishtinë pasi mbrëmë rreth orës 20:00 janë përleshur fizikisht mes vete.

Deri të konfrontimi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Si pasojë, dy te dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.