Viti 2019 Kosovën e gjeti me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Për herë të parë Lëvizja Vetëvendosje arriti të dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit. Kjo po konsiderohet si avancim i mendësisë së qytetarëve për të votuar për ndryshime.
Rotacioni politik mes partive për analistët politik, përveç që është e nevojshme, sjellë freski edhe për vet partitë që kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet.
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, thotë për KosovaPress, se rezultati i 6 tetorit tregon se qytetarët po kërkojnë një qeveri ndryshe nga ato parapraket.
Ndërsa, profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se qytetarët duhet të jenë gjithmonë ndëshkues karshi qeverisjeve të këqija.
Se qytetarët tashmë janë të vetëdijesuar e thotë edhe Jetmir Bakija nga “Demokracia Plus”. Sipas tij, qeverisja e mirë tashmë është bërë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, doli si parti fituese, e pasuar me një përqindje të vogël nga LDK.
Kurse tri partitë që deri para tetorit kanë qenë në pushtet, PDK-AAK-Nisma dhe AKR u renditen pas tyre.