Juventus e ka mposhtur Interin në garën për mesfushorin Dejan Kulusevski.
19 vjeçari, në mëngjesin e sotëm ka arritur në Torino për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruaj kontratën.
Suedezi ishte lojtar i Atalantës derisa ka qenë i huazuar te Parma.
Kulusevski mbron ngjyrat e Suedisë por ka prejardhje nga Maqedonia e Veriut.