Fjalë Kyçe

Moti sot dhe nesër

Moti sot dhe nesër

Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s. Kushtet bio meteorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënoj vlera të pashëndetshme.