Fjalë Kyçe

Mustafa: Në kohët më të vështira Çetta fitoi besimin e popullit

Mustafa: Në kohët më të vështira Çetta fitoi besimin e popullit

Në 100 vjetorin e lindjes së njeriut të paqes, Anton Çetta, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka kujtuar atë dhe punën e tij për pajtimin e gjaqeve.

“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen. Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992”, shkruan Mustafa.

Mustafa, tutje thotë se “Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”.