Fjalë Kyçe

Kosovari Nezir Mehmetaj ndalohet nga policia serbe në Merdar, familja nuk ka asnjë kontakt me të

Kosovari Nezir Mehmetaj ndalohet nga policia serbe në Merdar, familja nuk ka asnjë kontakt me të

Policia serbe po vazhdon me fushatën e saj të ndalimit të herëpashershëm të shqiptarëve që kalojnë nëpër territorin e Serbisë, edhe pse nuk ka ndonjë arsye për këto ndalime.

Kosovari, Nezir Mehmetaj është ndaluar nga Policia serbe në pikën kufitare në ‘Merdare’.

Indeksonline mëson Policia serb i ka thënë kosovarit se arsyeja e ndaljes ka qenë për shkak se Mehmetaj gjendet në ‘Stop listën’ .

Pasi është ndaluar, Mehmetaj i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.