Dje në rrugën Tupec-Landovicë ka humbur jetën një 20 vjecar pas një aksidenti të trafikut.
“Me datën 5 janar në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren”, njofton policia.
Viktima është L.Ç., i lindur në vitin 2000.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion kurse vozitësi i veturës është ndaluar për 48 orë.